Monday, May 18, 2009




Shqiperia renditet e 17-a ne edicionin e 54-et te EurosongutSistemi i ri i votimit “penalizon” kengen shqiptareNorvegjia fiton Festivalin Evropian


Me 387 pike, Norvegjia fiton vrndin e pare te edicionit te 54-et te Festivalit Evropian, me kengen “Fairytale”, interpretuar nga djaloshi Alexander Rybak. Me nje diference te madhe pikesh u ndoq nga Islanda ne vendin e dyte dhe Azerbajxhani ne vendin e trete. Nderkaq, kenga shqiptare nuk qelloi edhe me aq shume fat, pavaresisht pretendimeve te medha. Me 48 pike, Kejsi Tola u rendit e shtatembedhjeta ne renditjen perfundimtare te kengeve finaliste. Ndonese kete vit pritej nje rezultat me i mire nga perfaqesuesja shqiptare, pas votimit te 42 vendeve pjesemarrese ne Eurosong, kenga “Me merr ne enderr” (Carry me in your dreams), me tekst te Agim Docit dhe muzike te Edmond Zhulalit, nuk arriti te hynte te pakten ne 15 kenget me te mira te festivalit. Ashtu si edhe pritej, vendet qe votuan kengen shqiptare ishin kryesisht ato fqinje, si Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia, Kroacia, Sllovenia, por edhe Zvicra, Hungaria, Estonia e Suedia. Pervec Turqise, e cila i dha kenges shqiptare 10 pike, vendet e tjera nuk na dhane me shume se shtate pike. Kjo per shkak te sistemit te ri te votimit, rezultati i te cilit ishte 50% prej votave te teleshikuesve dhe 50% nga nje juri e specializuar. Me menyren tradicionale, pra vetem me votat e teleshikuesve, Shqiperia mund te kishte marre ca pike me shume, ndoshta edhe ndonje 12 pikeshe te mundshme, nga vendet fqinje, ku edhe numri i shqiptareve eshte me i madh, si Maqedonia, Mali i Zi, apo Greqia. Megjithate, te “penalizuar” nga ky sistem i ri, nuk mund te ngjitemi me lart se vendi i 17. Edhe mbreme, Kejsi u paraqit me te njejten performance, e veshur me fustanin roze te shkurter prej tyli me lule, e shoqeruar nga dy vokaliste me fustan te bardhe, si edhe tre balerinet, qe ekzekutuan koreografine e Julian Bulkut, ardhur nga Greqia, pikerisht per te realizuar kete performance. Ne naten finale moren pjese 25 vende Azerbajxhani, Kroacia, Lituania, Ukraina, Moldavia, Danimarka, Estonia, Norvegjia Greqia, Turqia, Suedia, Izraeli, Portugalia, Malta, Finlanda, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Armenia dhe Islanda, Franca, Gjermania, Britania, Spanja, Rusia si fituesja e vitit qe shkoi, etj. Kjo eshte hera e gjashte qe Shqiperia merr pjese ne Eurosong. Per here te pare kenga shqiptare u ngjit ne skenen e Eurosongut ne vitin 2004, ne Turqi me kengen “Imazhi yt”, te dyshes Zhulali-Doci, interpretuar ne skenen e Eurosong-ut nga kengetarja Anjeza Shahini. Me tej jemi paraqitur tre here me kompozime te dyshes Adi Hila-Pandi Laco dhe nje here me nje kompozim te Klodian Qafokut

No comments: