Monday, May 18, 2009

Big Mama ben nderhyrje kirurgjikale


Një dietë e rreptë, koncerte dhe angazhime të shumta, emision të pëlqyer nga shqiptarët në Maqedo- ni, një ndërhyrje e vogël kirurgjikale në një klinikë në Turqi, ishte gjithe ky sukses i kalimit të këngëtares nga një mbipeshë e madhe në një figurë të pëlqyer. Tashmë ajo mund të quhet seksi edhe pse pëlqehej si e shëndoshë edhe më herët. Ndërhyrjen kirurgjikale ajo e zbuloi pikërisht ne emisionin e vet ku si të ftuar kishte një mysafir special i cili kishte udhëtuar nga Turqia në Maqedoni enkas për emisionin e saj. Ishte pikërisht një mjek i cili merrej me trajtime dhe operacione plastike. Ndoshta e kompleksuar nga pesha ajo ka vendosur të bëjë një gjë të tillë, por duke mos ditur që kjo gjë do të ketë pasoja të vogla pasi do t’i duhej edhe ndonjë ndë- rhyrje kirurgjike. Pasi mënjanoi kilogramët, lëkura e trupit filloi të varej derisa vendosi që të udhëtojë për në Turqi, atje ku edhe bëri ndë- rhyrjen. Mjeku mes të tjerave tha se sot në gjithë botën por edhe në Turqi femrat po realizojnë operacione plastike në vendet ku ndihen në siklet. Gjithashtu ai dha një këshillë për të gjithë ata që kanë kompleks gjoksin dhe dëshirojnë të duken akoma më bukur. Operimi i suksesshëm i gjoksit nuk është aspak i rrezikshëm dhe i dëmshëm pasi femra me “silikon” në gjoks mund të ush qejë fëmijën duke mos pasur frikë për pasoja.

No comments: