Monday, May 18, 2009

Adela: Do vazhdoj betejen kunder paragjykimeve


Ajo ishte shumë pranë çmimit të madh. Thuajse e preku atë, por nuk fi toi dot. Megjithatë, Adela vajza nga Kavaja ka arritur fi toren e saj. Ka mundur paragjykimet dhe ka zgjedhur të jetojë jetën e vet përtej thashethemeve të një vendi të vogël. Ka ndryshuar, ka gjetur dashurinë e tani pret të realizojë një e nga një ëndrrat e saj. Ende nuk e di nëse do t‘i kthehet mësimdhënies. Adela ka nisur të ndërtojë një rrugë të re. Adela ti ishe shumë pranë fi tores. A ishe e përgatitur për të fi tuar çmimin e madh? Deri në momentin e natës fi nale nuk e prisja fi toren. Besoja se do të dilja shumë shpejt, pastaj kur e pashë veten në dyshe mendova: po sikur me të vërtetë të fi toj unë? Dhe në ato çaste e prisja, por më dukej si një ëndërr shumë e largët dhe ashtu ndodhi vërtet, e fi toi Sori. Megjithatë, për mua ishte shumë të arrija dhe aty ku doja të arrija. A është Sori banori që ti do të doje të shikoje triumfues? Jo, unë fi toren do t‘ia kisha dhënë edhe Sorit, sepse sigurisht, ai e meriton përderisa e votoi i gjithë publiku, por unë do të dëshiroja të fi tonte Bjordi ose Adi… nuk e di. Si do ta përshkruaje aventurën tënde brenda shtëpisë së “Big Brother”? Do ta përshkruaja si një eksperiencë të cilën për tre muaj unë e kam përjetuar me shumë emocione, edhe tani më duket çuditshëm, por jam ende në përjetimet pas “Big Brother”-it dhe nuk jam larguar plotësisht nga kjo eksperiencë që për mua është shumë e bukur. Çfarë ka ndryshuar tani te ty? Mendon se ke arritur diçka? Mendoj se po. Njerëzit më ndalojnë, kërkojnë të fl asin me mua, ky është një ndryshim, sepse nuk e kam pasur më. Përveç kësaj nuk ishte qëllimi që unë të ndryshoja vetëm jetën time, por me anë të ndryshimit të jetës sime të ndryshoja jetën e femrave në përgjithësi. Shpresoj t‘ia kem dalë mbanë. Si të ka pritur familja jote? Familjarët më pritën me shumë entuziazëm, ata më duan fort. E kanë pasur shumë të vështirë, por më kanë mbështetur dhe unë e vlerësoj shumë këtë. Shpresoj që ta kenë kaluar atë fazën e vështirë dhe të ndihen po aq mirë sa edhe unë. Po me babanë ke folur? Babai im është një njeri që emocionohet, nuk i pëlqejnë shumë ndarjet dhe takimet pas shumë kohësh, megjithatë mami kur erdhi në “Big Brother” më puthi në ballë dhe me tha që puthjen e ke nga babi. Akoma nuk jam kthyer në Kavajë e kështu që nuk kam mundur ende të fl as me të, por do fl as e do ta përqafoj fort sigurisht. Ke frikë se do të ndihesh e paragjykuar? Absolutisht jo. Unë për këtë kam luftuar dhe do të vazhdoj të luftoj gjithmonë, nuk më intereson më paragjykohem apo jo nga të tjerët. Po historia me Bjordin, si do të vazhdojë? Ne nuk bëjmë plane, sepse nuk mund të bëhen plane të tilla, por di të them se ndihem shumë mirë me të dhe se do jemi pranë njëri-tjetrit. Do t‘i kthehesh mësimdhënies? Nuk e di akoma. Thonë se kur merr pjesë në “Big Brother” të hapen shumë rrugë e të jepen shumë oferta. Unë akoma nuk i kam prekur nga afër, të shohim si do të shkojnë.

No comments: