Monday, May 18, 2009

Flirti i Kastro Zizos, bashkeshortja i merr djalin dhe e braktis


Ka vendosur të marrë djalin 2-vjeçar me vete, Dankan dhe ta braktisë. Ndoshta një vendim i përkohshëm por ama shumë gjasa ka të jetë i menduar dhe më parë nga Jola, për marrëdhënien e saj bashkëshortore me këngëtarin Klevis Bega, i njohur në muzikë si Kastro Zizo. Arsyeja ka qenë pub- likimi i disa fotove skandaloze në një nga revistat VIP në treg, ku Kastro i ftuar nga këngëtarja e re Emmy në ditëlindjen e saj të 20-të e ka tepruar, duke shkëmbyer gjeste intime me një vajzë brune krejt të panjohur. Aty është fotografuar duke flirtuar me këtë vajzë të re, që thuhet të ketë qenë e pranishme në atë party artistësh, si mikesha e Ingrid Gjonit. Fotot ekskluzive që “Panorama Plus” i ka pasur por nuk i ka pub- likuar thjesht për të respektuar privatësinë e këngëtarit, që kishte një familje, po i botojmë kësaj here meqë ato tashmë u dekonspiruan nga një tjetër media. Duket qartë që Kastro ka qenë nën efektin e alk- oolit kur është fotografuar nga paparacët e disa mediave ndërsa kërcente në intimitet me vajzën. Ka mjaftuar publikimi i tyre në kopertinën e revistës së sipërpërmendur disa javë pas festës së ditëlindjes, që ta shtynte bashkëshorten e tij Jola të marrë djalin e vogël me vete, dhe t’i japë duart Kastros. Miq të afërm të çiftit kanë pohuar se kjo ndodhi, thjesht u vuri kapak pakënaqësive të saj ndaj Klevis, për t’i dhënë fund martesës. Ajo kishte pohuar shpesh në rrethet miqësore se ishte mërzitur tashmë me abuzimet e Kastros me femrat dhe alkoolin. Pavarësisht këtyre manive që ai dhe vetë i quante vese, nga ana e tij këngëtari kishte pohuar gjithmonë se e dashuronte Jolën, dhe linte kokën për të birin që ai e quan Princi Dankan, madje nuk e kuptonte dot jetën pa të. Po ashtu gjatë marrjes së çmimit si Interpretuesi më i mirë, në spektaklin e së dielës në “Top Fest 6”, ai shfrytëzoi rastin të tregonte se unaza rreth e martesës në gishtin e tij nuk ishte rastësisht aty. Kjo për të treguar se ai ende nuk ishte ndarë dhe mbase duke i bërë një thirrje publike Jolës për ribashkim. Sesa e ka ndjekur ajo këtë mesazh që ishte posaçërisht për të dhe mediat që mund të kishin hamendësuar deri diku për një ndarje mes tyre, këtë nuk e dimë. Le të presim se si do të shkojnë punët e tyre, ndërkohë që deri tani mbetet në dorë të Jolës nëse do të kthehet apo jo sërish te Kastro. Gjithsesi kur mendon moshën e re të tij mund të justifikohen disa gjëra. Ai është vetëm 25 vjeç, ka një studio muzikore dhe kompozon për këngëtaret e bukura dhe të reja si Zajmina, Blerina, etj. Por nëse rasti i fundit mund të quhet flirt, dhe nëse flirtet nuk janë tradhti atëherë Kastro është në rregull sepse asnjëherë s’e ka fshehur natyrën e njeriut të lirë, dhe pse jo shpesh të karagjozit. Në intervista të ndryshme ka pohuar se nuk e kishte tradhtuar asnjëherë Jolën në tre vite që jetonin së bashku. Miq të tyre të afërm artistë kanë treguar se sjelljet e xhelozisë mes tyre kanë ekzistuar gjithmonë. Nëse ky do të jetë një vendim pa kthim mbrapa i tyre, nuk dihet se çfarë do bëhet me biznesin e tyre, një agjenci udhëtimesh që ata e hapën pak muaj më parë dhe me të cilën më shumë ishte e an- gazhuar Jola, dhe me shtëpinë 160 metra katrorë pranë Komunës së Parisit. Pika më e dobët mbetet djali i tyre 2 vjeçar, të cilin Jola e ka marrë me vete një “dënim” i madh për Kastron, i cili e ka pikë të dobët të birin. Ai e ka shprehur gjithandej që e ka idhull Dankanin e vogël, aq sa ka vizatuar dhe një tatuazh në krahun e majtë të kraharorit ku shkruhet Princ Dankan

No comments: