Monday, May 18, 2009

Arta Bajrami shtyn albumin per shkak te Artanit


Këngëtarja jonë e njohur, Arta Bajrami, kishte planifikuar që në këtë muaj të lansojë në treg albumin e saj më të ri. Mirëpo, kjo i është pamundësuar nga një fatkeqësi në familje, gjegjësisht e vëllait të saj, i cili ka lënduar këmbën në një ndeshje futbolli. Pra, Arta ka vendosur që ta shtyjë edhe për pak javë daljen e albumit.“Albumin e kam të gatshëm, e kam pasur në plan ta lansoj tani, mirëpo e kam shtyrë edhe për disa javë për shkak të vëllait tim, Don Arbas, i cili ka pësuar një lëndim në këmbë duke luajtur futboll. Artani është producent i albumeve të mia dhe kështu që pa ndihmën e tij nuk mund ta lansoj albumin. Ai tani është operuar dhe për një kohë i duhet ta mbajë këmbën në gips”, shprehet ajo për “Kosova Sot”. Arta na bën të ditur së albumi që do ta editojë produksioni “Eurolindi” do t’i paraprijë një videoklip i ri. “Albumi im, që është pritur të dalë në qershor, do të shtyhet për pak kohë, por do t’i paraprijë një këngë singëll dhe videoklipi i ri, që së shpejti do të lansohet. E di që fansat e mi mirëpresin albumin tim, por ju premtoj se nuk do të vonohet shumë dhe se ia vlen për të pritur, sepse do t’ju sjellë hite”, përfundon Arta.

No comments: