Tuesday, May 19, 2009

Adelajda Xhamani fituesja morale e Big Brother Albania 2


"...Une doja fitoren, por nuk doja cmimin. Doja fitoren per familjen time, per ate qe une kerkoja, per te gjitha femrat kudo qe ishin... Megjithate, besoj qe edhe deri ketu jam e fituar!" ka thene per media Adela.Adi Krasta te dielen publikisht i ofroi pune, ndersa revista te rendesishme bejne gara qe te kene Adelen ne kopertinen e pare. Shumica e kane cilesuar si fenomeni Adelajda. E ne te vertete ajo u kthye nje kunder te gjitheve. Jo vetem brenda shtepise se “Big Brother”, banoret e saj, por edhe gjithe publikut jashte, aq me teper qytetit te saj, Kavajes. Ka thyer mentalitetin, ka thyer shume zemra familjaresh, por ka fituar nje tjeter, zemren e Bjordit. Adelajda Xhamani eshte vetem 22 vjece, por ka arritur te fitoje zemrat e shume njerezve. Shume e kane cilesuar intrigante, por ajo ka mundur te percjelle nga shtepia para saj 18 banore. Ka hyre ne “Big Brother” pa deshiren e prinderve. Madje, nje vit me pare, nuk mundi as te bente aplikimin. Sipas saj ne Kavaje njerezit jane fanatike, por ajo e kundershton kete fenomen dhe e ka bere pergjate 100 diteve. Nga hyrja e saj ne kete spektakel ka humbur nje lidhje pesevjecare, lidhje qe eshte perfolur dhe interpretuar ne menyra nga me te ndryshmet, gjate kohes se qendrimit ne shtepi. /panorama/ - - - - - - - - - - - -Babai qe mungoi...Duket se i ati i Adeles nuk ka mundur ta kaperdije "furtunen" qe shkaktoi Adela. Dhe pse nga organizatoret pritej qe ai te kthehej nga Italia dhe te ishte i pranishem gjate spektaklit, ai perseri ka munguar. Ne surprizen qe iu be Adeles, ajo ka mundur te takoje vetem vellane e saj, duke shpresuar te takonte babane, i cili, nuk pranoi ta takonte. Si duket nuk ka mjaftuar as ngulmi i organizatoreve, as leximi i ditarit te Adeles, ku ajo shkruante per te atin, as kembengulja e te afermve te tjere, qofte dhe ajo e Sanijes, nenes se Adeles, per ta sjelle ate ne spektakel. Dhe pse Sanija ka justifikuar mungesen e te shoqit, duke thene se fizikisht nuk e perballonte dot gjithe kete emocion, ndaj i ka munguar salles, te gjithe e kane kuptuar qe I ati, nuk ka arritur ende ta fale Adelen, per ate "ndryshim' qe ajo solli. Ndoshta do kete qene duke e ndjekur ate nga pertej detit, nga Italia

No comments: