Monday, May 18, 2009

Bjordi: Kinematografia, tani endrra fillon


A Kinematografia, tani ëndrra fillon tij, “Big Brother” i çeli rrugën drejt kinematografi së, pasionit që gjithnjë e ka ëndërruar, që ishte edhe arsyeja për të cilën u pjesë e këtij realiteti ndryshe. Bjordi, ndihet i gëzuar që ka qenë pjesë e këtij edicioni të dytë të “Big Brother”. Ka gjetur një vajzë që e do, Adelën, por edhe një mik shumë të mirë që e vlerëson, Adin. Tani, ndihet gati të vijojë ëndrrën e tij, rrugën drejt aktrimit. Bjordi, tashmë ka përfunduar aventura jote, do të doje të ishe ti fi tuesi? Do të doja. Ne të gjithë e donim atë çmim, por gjithsesi, mendoj se të gjithë kemi dalë nga pak fi tues prej “Big Brother”. Si ndiheshe në momentin kur do shpallej fi tuesi mes Adelës dhe Sorit? Isha shumë i emocionuar edhe pse e prisja që do të fi tonte Qetsori, Adela e ndiente këtë gjithashtu, ndaj emocionet i kisha disi të kufi zuara. Sori fi toi, sepse ishte më të vërtetë një lojtar shumë i fortë. Ka qenë lojtar me kuptimin e plotë të fjalës, e meritonte, u lodh më shumë se ne. Tani që shikon më qartë se çfarë ka ndodhur, mendon se duhet të kishe bërë më shumë lojë? Jo, nuk është në karakterin tim të bëj lojë. Unë jetova eksperiencën dhe dhashë atë që isha në të vërtetë. Ti ke deklaruar se nëse do të fi toje çmimin do t‘ia dhuroje Adit. Kaq të afërta janë marrëdhëniet mes jush? Po, Adi ka qenë afër gjithmonë. Ai ka qenë me të vërtetë një vëlla i madh aty brenda. Unë hoqa dorë nga çmimi, sepse mendoja se ai, me moshën që ka, me eksperiencat që ka kaluar, me vuajtjet… e meritonte më shumë. Pastaj kuptova se çmimi dhe fi torja janë dy gjëra të ndryshme. Si kanë qenë orët e para jashtë shtëpisë? Nuk kuptoja asgjë, nuk i prisja të gjithë ata njerëzit që më përqafonin që kërkonin të dilnin fotografi me mua, por jam ndier mirë, edhe pse isha shumë i tensionuar. A të ka ndryshuar kjo eksperiencë? Po, më ka bërë më të aftë për të analizuar njerëzit, i kuptoj më thjesht. Tani di më shumë të bëj debat, gjëra që më parë nuk i bëja me shumë qejf. Mësova që mund të kem durim. Mësova shumë nga vetja. Para se të hyje, mendoje se aty brenda ndoshta do të kishe edhe një lidhje? Jo, edhe pse një lidhje sigurisht që ishte e mirëpritur, por unë nuk e kam kërkuar. Në fi llim, kur unë iu afrova Mozës, ishte një lojë. Unë e dija, Moza e dinte. Ka qenë një shaka e kaq. Si do të vazhdojë historia jote me Adelën tani që do të jeni jashtë? Do jetë mirë, por edhe keq. Do të na marrë malli për njëri-tjetrin, por do të përjetojmë të tjera gjëra që nuk i kemi përjetuar brenda shtëpisë. Do vazhdojmë bashkë sigurisht, sepse jemi shumë mirë. Por nuk di më tej. Unë jam një tip që nuk më pëlqen të bëj plane. Je një nga më të preferuarit e publikut. Cili është sekreti që ke arritur të bësh për vete kaq njerëz? Nëse ka një sekret, nuk ta them (qesh). Bëj shaka, nuk kam sekret nuk e di. A do të vazhdosh ëndrrën tënde drejt kinematografi së? Si e prite surprizën e Vëllait të Madh? Surpriza ka qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur aty brenda, nuk e prisja. Ëndrra ime nuk do të vazhdojë, por do të fi llojë konkretisht. Do eci përpara do përpiqem të studioj dhe të punoj. Është ky pasioni im.

No comments: