Qetsori udheton urgjentisht per ne Itali Ah keto letra, letra! Sipas gazetes "Shekulli", parat dhe fama qe mori Qetsori pas fitores ne Big Brother Albania 2, nuk i mjaftuakan atij, pasi ai me te rendesishme ze letrat e qendrimit ne Itali. Sipas familjareve, Qetsori ka udhetuar me urgjenci drejt Italise per te rinovuar dokumentet e tij te qendrimit. Dhe mesiguri te gjithe emigrantet apo "gurbetxhinjte", e sidomos ata qe vuajne duke pritur ne rradhet e ambasadave per te marre nje vize, e kuptojne kete veprim dhe rendesine e te rregulluarit te dokumentave.Nuk e kam percjelle emisionin "E Diell" qe nga fillimi dhe nuk e di a ishte Qetsori me heret apo jo ne interviste, por ai nuk u pa me kater personazhet qe moren pjese me vone ne kete emision, Ari, Adi, Adela dhe Bjordi. Ndoshta ky udhetim e arsyeton mungesen e tij ne kete emision!
Tuesday, May 19, 2009
Adelajda Xhamani fituesja morale e Big Brother Albania 2
"...Une doja fitoren, por nuk doja cmimin. Doja fitoren per familjen time, per ate qe une kerkoja, per te gjitha femrat kudo qe ishin... Megjithate, besoj qe edhe deri ketu jam e fituar!" ka thene per media Adela.Adi Krasta te dielen publikisht i ofroi pune, ndersa revista te rendesishme bejne gara qe te kene Adelen ne kopertinen e pare. Shumica e kane cilesuar si fenomeni Adelajda. E ne te vertete ajo u kthye nje kunder te gjitheve. Jo vetem brenda shtepise se “Big Brother”, banoret e saj, por edhe gjithe publikut jashte, aq me teper qytetit te saj, Kavajes. Ka thyer mentalitetin, ka thyer shume zemra familjaresh, por ka fituar nje tjeter, zemren e Bjordit. Adelajda Xhamani eshte vetem 22 vjece, por ka arritur te fitoje zemrat e shume njerezve. Shume e kane cilesuar intrigante, por ajo ka mundur te percjelle nga shtepia para saj 18 banore. Ka hyre ne “Big Brother” pa deshiren e prinderve. Madje, nje vit me pare, nuk mundi as te bente aplikimin. Sipas saj ne Kavaje njerezit jane fanatike, por ajo e kundershton kete fenomen dhe e ka bere pergjate 100 diteve. Nga hyrja e saj ne kete spektakel ka humbur nje lidhje pesevjecare, lidhje qe eshte perfolur dhe interpretuar ne menyra nga me te ndryshmet, gjate kohes se qendrimit ne shtepi. /panorama/ - - - - - - - - - - - -Babai qe mungoi...Duket se i ati i Adeles nuk ka mundur ta kaperdije "furtunen" qe shkaktoi Adela. Dhe pse nga organizatoret pritej qe ai te kthehej nga Italia dhe te ishte i pranishem gjate spektaklit, ai perseri ka munguar. Ne surprizen qe iu be Adeles, ajo ka mundur te takoje vetem vellane e saj, duke shpresuar te takonte babane, i cili, nuk pranoi ta takonte. Si duket nuk ka mjaftuar as ngulmi i organizatoreve, as leximi i ditarit te Adeles, ku ajo shkruante per te atin, as kembengulja e te afermve te tjere, qofte dhe ajo e Sanijes, nenes se Adeles, per ta sjelle ate ne spektakel. Dhe pse Sanija ka justifikuar mungesen e te shoqit, duke thene se fizikisht nuk e perballonte dot gjithe kete emocion, ndaj i ka munguar salles, te gjithe e kane kuptuar qe I ati, nuk ka arritur ende ta fale Adelen, per ate "ndryshim' qe ajo solli. Ndoshta do kete qene duke e ndjekur ate nga pertej detit, nga Italia
Eliza Dushku, e lidhur me nje aktor me ngjyre
Eliza Dushku, aktorja e njohur shqiptare, e cila së fundmi ka interpretuar në serinë televizive “Dollhouse” është komentuar nga revistat amerikane për lidhjen e saj me aktorin kanadez që ka qenë gjithashtu dhe një lojtar I basketbollit profesionist Rick Fox. Çifti flitet se është parë duke shijuar disa netë mjaft argëtuese në Miami, në Florida dhe në Las Vegas, Nevada. “Të dy janë përpjekur që të fshehin marrëdhënien që ekziston mes tyre, por padyshim kjo lidhje është vërtet shumë e nxehtë” ka treguar një burim për “Star Magazine”. “Ajo është totalisht e tërhequr dhe sëbashku kalojnë vërtet momente të mrekullueshme”. Përpara romancës me Rick Fox, Eliza Dushku ka patur dhe një lidhje tjetër me Brad Penny, i cili aktualisht luan në “Major League Baseball” për skuadrën e “Boston Red Sox”, ndërsa Rick, ka qenë i martuar me këngëtaren dhe aktoren Vanessa Ëilliams, me të cilën ka dhe një vajzë me emrin Sasha.
Zajmina, kete here me Korabin
Këngëtari dhe kompozitori Korab Shaqiri, i cili ditë më parë ka promovuar albumin e parë të tij, tanimë ka nisur nga puna për një këngë tjetër, e cila do të jetë duet me këngëtaren Zajmina Vasjarin. Ilir Shaqiri thuajse ka përfunduar tekstin dhe tani i mbetet Korabit të bëjë muzikën. Korabi tha se ideja është për një këngë ritmike, për të cilën shpreson se do të shndërrohet në hit. Ndërsa, sa i përket punëve teknike të video-klipit, Korabi tha se i mbetet Zajminës të punojë në këtë drejtim. “Nëse kënga do të dalë para verës, mendoj se do të jetë një hit i verës dhe një duet shumë i mirë me Zajminën, e nëse nuk arrijmë të përfundojmë punën siç mendojmë, atëherë do të jetë hit i vjeshtës”, tha Korabi.
Rezarta dhe Ermali, fundjavë në Vlorë
Nuk e kemi fjalën për pushimet e verës sepse ato ende nuk i kanë nisur, por njëfundjavë të këndshme në breg të detit në një prej qytetet më të preferuar të tyre, në Vlorë. Këngëtarja Rezarta Shkurta me të fejuarin e saj Ermalin kanë kaluar orë të këndshme nën shoqërinë edhe të një vajze tjetër, ndoshta kjo e fundit, shoqe me Rezartën. Të veshura mjaft komode duket se çifti do të kishte preferuar një kohë pak më të mirë për të bërë plazh por kjo nuk u realizua për shkak të temperaturave jo shumë të ngrohta që rezervoi Vlora fundjavën e kaluar.
Monday, May 18, 2009
Nora Istrefi, festat gjithmone ne familje
Këngëtarja Nora Istrefi preferon që festat t’i kalojë me familjen, duke shëtitur nëpër vende të ndryshme. Mirëpo, sa i përket festës së fundit, asaj të 1 Majit, ku koha ishte me reshje shiu, Nora gjatë paradites ka qëndruar me familje, ndërsa në mbrëmje ka pasur angazhimet e saj muzikore. “Zakonisht pëlqej që për festa të qëndroj me familjen, duke vizituar ndonjë vend të bukur me , në mbrëmje kam pasur angazhime me mbrëmje muzikore. Natyrisht që pjesën dërmuese të festave në estradë e kalojmë ambient të hapur . Për 1 Maj, meqë nuk ishte dite e mirë, nuk kam dalë nga shtëpia. Por me angazhime muzikore, prandaj nuk jemi shume të lirë për festa”, shprehet Nora. Gjatë këtij sezoni, Nora tregon se do të përgatisë shumë surpriza për adhuruesit e saj, të cilat do t’i zbulojë me kohën.
Big Mama ben nderhyrje kirurgjikale
Një dietë e rreptë, koncerte dhe angazhime të shumta, emision të pëlqyer nga shqiptarët në Maqedo- ni, një ndërhyrje e vogël kirurgjikale në një klinikë në Turqi, ishte gjithe ky sukses i kalimit të këngëtares nga një mbipeshë e madhe në një figurë të pëlqyer. Tashmë ajo mund të quhet seksi edhe pse pëlqehej si e shëndoshë edhe më herët. Ndërhyrjen kirurgjikale ajo e zbuloi pikërisht ne emisionin e vet ku si të ftuar kishte një mysafir special i cili kishte udhëtuar nga Turqia në Maqedoni enkas për emisionin e saj. Ishte pikërisht një mjek i cili merrej me trajtime dhe operacione plastike. Ndoshta e kompleksuar nga pesha ajo ka vendosur të bëjë një gjë të tillë, por duke mos ditur që kjo gjë do të ketë pasoja të vogla pasi do t’i duhej edhe ndonjë ndë- rhyrje kirurgjike. Pasi mënjanoi kilogramët, lëkura e trupit filloi të varej derisa vendosi që të udhëtojë për në Turqi, atje ku edhe bëri ndë- rhyrjen. Mjeku mes të tjerave tha se sot në gjithë botën por edhe në Turqi femrat po realizojnë operacione plastike në vendet ku ndihen në siklet. Gjithashtu ai dha një këshillë për të gjithë ata që kanë kompleks gjoksin dhe dëshirojnë të duken akoma më bukur. Operimi i suksesshëm i gjoksit nuk është aspak i rrezikshëm dhe i dëmshëm pasi femra me “silikon” në gjoks mund të ush qejë fëmijën duke mos pasur frikë për pasoja.
Dafina Zeqiri: E verteta e sherrit me Bleron
Këngëtarja Dafina Zeqiri ka sqaruar thashethemet pse mungoi në video-klipin remiksit të këngës “La Vida Loca”. Ajo ka sqaruar se remiksi ka qenë për repera dhe mosmarrëveshja me Bleron nuk ka qenë shkaku i nënës së saj, por mes dy këngëtarëve. Dafina tha se nuk ka marrë pjesë në klip pasi remiksi ka qenë për repera, ndërsa sa i përket një mosmarrëveshje të saj me këngëtarin Blero, për shkak se nëna e Dafinës, sipas disa thashethemeve, ishte ankuar te këngëtari me shqetësimin se ishin ekspozuar pjesë nga ekstremitetet e këngëtares, ajo sqaroi të vërtetën. Sipas Dafinës mosmarrëveshjet për shkak të nënës së saj nuk kanë pasur me Bleron, por gjithçka sipas saj ka qenë mes saj dhe Bleros.
“Ajo ka qenë një mosmarrëveshje e vogël dhe tanimë nuk ka më kurrfarë problemi mes nesh”, tha Dafina, duke shtuar se kjo mosmarrëveshje që ishte nuk ka të bëjë me mungesën e saj në remiksin dhe të gjitha këto thashetheme nuk janë të vërteta. Teksa është pyetur nëse flet me Bleron, Dafina tha se përshëndeten normal si përpara. Ndërkaq Dafina Zeqiri ka filluar xhirimet e video-klipit të këngës solo “Shumë larg”. Xhirimet kanë nisur të dielën në Teatrin Kombëtar. Ky klip, i cili është i pari për këngëtaren, sipas saj do të jetë shumë i veçantë.
“Ajo ka qenë një mosmarrëveshje e vogël dhe tanimë nuk ka më kurrfarë problemi mes nesh”, tha Dafina, duke shtuar se kjo mosmarrëveshje që ishte nuk ka të bëjë me mungesën e saj në remiksin dhe të gjitha këto thashetheme nuk janë të vërteta. Teksa është pyetur nëse flet me Bleron, Dafina tha se përshëndeten normal si përpara. Ndërkaq Dafina Zeqiri ka filluar xhirimet e video-klipit të këngës solo “Shumë larg”. Xhirimet kanë nisur të dielën në Teatrin Kombëtar. Ky klip, i cili është i pari për këngëtaren, sipas saj do të jetë shumë i veçantë.
Flirti i Kastro Zizos, bashkeshortja i merr djalin dhe e braktis
Ka vendosur të marrë djalin 2-vjeçar me vete, Dankan dhe ta braktisë. Ndoshta një vendim i përkohshëm por ama shumë gjasa ka të jetë i menduar dhe më parë nga Jola, për marrëdhënien e saj bashkëshortore me këngëtarin Klevis Bega, i njohur në muzikë si Kastro Zizo. Arsyeja ka qenë pub- likimi i disa fotove skandaloze në një nga revistat VIP në treg, ku Kastro i ftuar nga këngëtarja e re Emmy në ditëlindjen e saj të 20-të e ka tepruar, duke shkëmbyer gjeste intime me një vajzë brune krejt të panjohur. Aty është fotografuar duke flirtuar me këtë vajzë të re, që thuhet të ketë qenë e pranishme në atë party artistësh, si mikesha e Ingrid Gjonit. Fotot ekskluzive që “Panorama Plus” i ka pasur por nuk i ka pub- likuar thjesht për të respektuar privatësinë e këngëtarit, që kishte një familje, po i botojmë kësaj here meqë ato tashmë u dekonspiruan nga një tjetër media. Duket qartë që Kastro ka qenë nën efektin e alk- oolit kur është fotografuar nga paparacët e disa mediave ndërsa kërcente në intimitet me vajzën. Ka mjaftuar publikimi i tyre në kopertinën e revistës së sipërpërmendur disa javë pas festës së ditëlindjes, që ta shtynte bashkëshorten e tij Jola të marrë djalin e vogël me vete, dhe t’i japë duart Kastros. Miq të afërm të çiftit kanë pohuar se kjo ndodhi, thjesht u vuri kapak pakënaqësive të saj ndaj Klevis, për t’i dhënë fund martesës. Ajo kishte pohuar shpesh në rrethet miqësore se ishte mërzitur tashmë me abuzimet e Kastros me femrat dhe alkoolin. Pavarësisht këtyre manive që ai dhe vetë i quante vese, nga ana e tij këngëtari kishte pohuar gjithmonë se e dashuronte Jolën, dhe linte kokën për të birin që ai e quan Princi Dankan, madje nuk e kuptonte dot jetën pa të. Po ashtu gjatë marrjes së çmimit si Interpretuesi më i mirë, në spektaklin e së dielës në “Top Fest 6”, ai shfrytëzoi rastin të tregonte se unaza rreth e martesës në gishtin e tij nuk ishte rastësisht aty. Kjo për të treguar se ai ende nuk ishte ndarë dhe mbase duke i bërë një thirrje publike Jolës për ribashkim. Sesa e ka ndjekur ajo këtë mesazh që ishte posaçërisht për të dhe mediat që mund të kishin hamendësuar deri diku për një ndarje mes tyre, këtë nuk e dimë. Le të presim se si do të shkojnë punët e tyre, ndërkohë që deri tani mbetet në dorë të Jolës nëse do të kthehet apo jo sërish te Kastro. Gjithsesi kur mendon moshën e re të tij mund të justifikohen disa gjëra. Ai është vetëm 25 vjeç, ka një studio muzikore dhe kompozon për këngëtaret e bukura dhe të reja si Zajmina, Blerina, etj. Por nëse rasti i fundit mund të quhet flirt, dhe nëse flirtet nuk janë tradhti atëherë Kastro është në rregull sepse asnjëherë s’e ka fshehur natyrën e njeriut të lirë, dhe pse jo shpesh të karagjozit. Në intervista të ndryshme ka pohuar se nuk e kishte tradhtuar asnjëherë Jolën në tre vite që jetonin së bashku. Miq të tyre të afërm artistë kanë treguar se sjelljet e xhelozisë mes tyre kanë ekzistuar gjithmonë. Nëse ky do të jetë një vendim pa kthim mbrapa i tyre, nuk dihet se çfarë do bëhet me biznesin e tyre, një agjenci udhëtimesh që ata e hapën pak muaj më parë dhe me të cilën më shumë ishte e an- gazhuar Jola, dhe me shtëpinë 160 metra katrorë pranë Komunës së Parisit. Pika më e dobët mbetet djali i tyre 2 vjeçar, të cilin Jola e ka marrë me vete një “dënim” i madh për Kastron, i cili e ka pikë të dobët të birin. Ai e ka shprehur gjithandej që e ka idhull Dankanin e vogël, aq sa ka vizatuar dhe një tatuazh në krahun e majtë të kraharorit ku shkruhet Princ Dankan
Arta Bajrami shtyn albumin per shkak te Artanit
Këngëtarja jonë e njohur, Arta Bajrami, kishte planifikuar që në këtë muaj të lansojë në treg albumin e saj më të ri. Mirëpo, kjo i është pamundësuar nga një fatkeqësi në familje, gjegjësisht e vëllait të saj, i cili ka lënduar këmbën në një ndeshje futbolli. Pra, Arta ka vendosur që ta shtyjë edhe për pak javë daljen e albumit.“Albumin e kam të gatshëm, e kam pasur në plan ta lansoj tani, mirëpo e kam shtyrë edhe për disa javë për shkak të vëllait tim, Don Arbas, i cili ka pësuar një lëndim në këmbë duke luajtur futboll. Artani është producent i albumeve të mia dhe kështu që pa ndihmën e tij nuk mund ta lansoj albumin. Ai tani është operuar dhe për një kohë i duhet ta mbajë këmbën në gips”, shprehet ajo për “Kosova Sot”. Arta na bën të ditur së albumi që do ta editojë produksioni “Eurolindi” do t’i paraprijë një videoklip i ri. “Albumi im, që është pritur të dalë në qershor, do të shtyhet për pak kohë, por do t’i paraprijë një këngë singëll dhe videoklipi i ri, që së shpejti do të lansohet. E di që fansat e mi mirëpresin albumin tim, por ju premtoj se nuk do të vonohet shumë dhe se ia vlen për të pritur, sepse do t’ju sjellë hite”, përfundon Arta.
Soni Malaj: Ja pse i refuzova lulet Beckham-it
Ajo ishte e vetmja e përzgjedhur për të hapur ndeshjen e shumëpritur Shqipëri-Milan. Elektrizuese, e bukur, shumë e pëlqyer nga të gjithë, Soni Malaj fitoi vëmendjen e yjeve botërorë të futbollit të cilët e ndiqnin me interes në performancat e saj skenike duke aprovuar pëlqimin e këngëve të saj. Bekham, Kaka, Pirlo, Zambrota, Ronaldinjo etj, kanë pëlqyer duke ndjekur me interes këngët e Sonit, ndërsa kjo e fundit është ndjerë më mirë se kurrë teksa interpretonte në fushë materialet muzikore më të pëlqyera nga fansat e saj. Dhe ajo që nuk pritej ndodhi. Në shenjë xhentilese Bekham i dhuron një trëndafil Sonit, por ‘dhurata’ iu kthye mbrapsht. Ndiqeni pse… Soni, ishe ti figura VIP që u zgjodhe të këndosh në hapjen e ndeshjes prestigjoze Shqipëri-Milan. Si të erdhi oferta dhe si e prite atë? Oferta m’u bë nga kompania ‘Taci Oil’, nëpërmjet kompanisë organizative të këtij eventi ‘Ashley&Holmes’. Sigurisht që u ndjeva e vlerësuar të jem në një event aq të pritur nga publiku shqiptar, më saktë nga tifozeria shqiptare. Unë bëra hapjen e këtij eventi dhe këndova gjithashtu në pushim të ndeshjes. Mendoj se i solla fat kombëtares duke qenë se me gola dolën në barazim hahahaha. Edhe pse je tërësisht e zhveshur nga emocionet duke qenë se tashmë skena është e jotja prej vitesh, u ndjeve ndopak e emocionuar për vetë faktin se do ishe përpara yjeve botërore të futbollit? Emocionet unë i kam në çfarëdo eventi që të paraqitem, sepse është një përgjegjësi shumë e madhe të dalësh para publikut dhe të paraqitesh sa më denjësisht. Po ashtu edhe në këtë rast duke qenë e vetmja këngëtare, përgjegjësia ishte e madhe, jo vetëm në paraqitjen artistike, sepse ky event u transmetua ‘live’ edhe në kanalet italiane, por edhe në përzgjedhjen e këngëve. U mundova që të këndoj këngët e mia më ritmike dhe energjike, për të elektrizuar stadiumin. Këndova katër këngë: ‘Zjarr’, ‘Një me dy’, ‘Me faj, pa faj’ dhe ‘Zig-Zag’. E ndoqe nga afër ndeshjen? Si t’u duk ajo? Po e ndoqa nga afër, këndshëm. Unë jam tifoze e kombëtares, kështu që bëja tifozllëk për kombëtaren. Pe nga afër futbollistët me famë botërore. Cili të ka tërhequr më shumë. Apo cilin pëlqen ti vetë më shumë? Po i pashe, i kisha shumë afër, pasi dhe vendqëndrimi im ishte afër tyre. Të gjithë janë lojtarë shumë të mirë, përpos kësaj, Bekham dhe Kaka ishin më të paraqitshëm nga afër. Kishte ndonjë ndryshim teksa i shihje ‘live’? Jo shumë. Ata ishin gjithë kohës të qeshur, komunikonin lirshëm, nuk privoheshin nga fama e tyre për t’u afruar dhe për të folur…. Fole me ndonjërin prej tyre? Po. Por jo shumë pasi paparacët ishin në kokat tona, nuk do doja të isha në ndonjë titull gazete të nesërmen hahahaha. I refuzove lulet Bekhamit. Pse? Ishte e vetmja gjë që më shkoi ndërmend në ato momente, pra, keqinterpretimi i gjestit në media. Sepse në fakt mediat më kanë kompleksuar shumë kohët e fundit dhe më duket sikur çdo gjë e imja paragjykohet. Çfarë reagimesh more teksa këndoje dhe të ndiqnin të gjithë? Ata më ndiqnin me interes në performancat e mija me balerinat, sigurisht një kulturë tjetër muzikore dhe më pas kur mbarova performancën time, më jepnin shenja aprovimi,pelqimi……. Je një ndjekëse e mirë e sportit. Cila është skuadra jote e preferuar? Po e ndjek futbollin, por tifoze e zjarrtë jam vetëm me kombëtaren Ke provuar qoftë edhe njëherë të vetme të luash futboll? Kam provuar, por më vriten këmbët, këshu që preferoj volejbollin.
Zbulohet i dashuri i Dafina Zeqirit
Në ceremoninë e ndarjes së cmimeve “Video Festi Muzikor 2009” të gjithë janë bërë kurioz të dijnë se kush ishte djali që shoqëronte Dafina Zeqirin në tapetin e kuq e më tej. Në një video të postuar ne YouTube thuhet se ai që shoqëronte përgjatë gjithë kohës Dafinën, ishte i dashuri i saj. Thashethemet kanë qenë nga më të shumtat por Dafina thuajse nuk i ka vënë re fare dhe ka vijuar në terezinë e saj të shijojë shfaqjen. Ndërsa për momentin nuk është se dihen shumë të dhëna mbi të dashurin e këngëtares.
Moza: Fitoren nuk e meritonte asnje vajze
Kanë besuar se do të dilte shpejt nga shtëpia, por Moza e ka vazhduar gjatë garën në “Big Brother”. Tashmë që është zgjedhur fi tuesi, Moza shprehet se e priste që në ditën e parë që çmimin e madh do ta merrte Qetsori. Nuk i vjen keq që “Big Brother” nuk u fi tua nga asnjë femër. “Asnjë prej nesh që ishim brenda nuk e meritonim fi toren”, shprehet ajo. E ka pasur mike të ngushtë Adelën brenda shtëpisë dhe beson se miqësia e tyre do të vazhdojë e njëjtë. Është e kënaqur me pritjen që i kanë bërë jashtë. Në planet e ardhshme ka fi llimin e shkollës së lartë për dizajner. Ndërkohë lidhja e saj me Polin vazhdon dhe ajo shprehet se për momentin ndihet mirë. Të tjerat do ia lënë të ardhmes.
Bjordi: Kinematografia, tani endrra fillon
A Kinematografia, tani ëndrra fillon tij, “Big Brother” i çeli rrugën drejt kinematografi së, pasionit që gjithnjë e ka ëndërruar, që ishte edhe arsyeja për të cilën u pjesë e këtij realiteti ndryshe. Bjordi, ndihet i gëzuar që ka qenë pjesë e këtij edicioni të dytë të “Big Brother”. Ka gjetur një vajzë që e do, Adelën, por edhe një mik shumë të mirë që e vlerëson, Adin. Tani, ndihet gati të vijojë ëndrrën e tij, rrugën drejt aktrimit. Bjordi, tashmë ka përfunduar aventura jote, do të doje të ishe ti fi tuesi? Do të doja. Ne të gjithë e donim atë çmim, por gjithsesi, mendoj se të gjithë kemi dalë nga pak fi tues prej “Big Brother”. Si ndiheshe në momentin kur do shpallej fi tuesi mes Adelës dhe Sorit? Isha shumë i emocionuar edhe pse e prisja që do të fi tonte Qetsori, Adela e ndiente këtë gjithashtu, ndaj emocionet i kisha disi të kufi zuara. Sori fi toi, sepse ishte më të vërtetë një lojtar shumë i fortë. Ka qenë lojtar me kuptimin e plotë të fjalës, e meritonte, u lodh më shumë se ne. Tani që shikon më qartë se çfarë ka ndodhur, mendon se duhet të kishe bërë më shumë lojë? Jo, nuk është në karakterin tim të bëj lojë. Unë jetova eksperiencën dhe dhashë atë që isha në të vërtetë. Ti ke deklaruar se nëse do të fi toje çmimin do t‘ia dhuroje Adit. Kaq të afërta janë marrëdhëniet mes jush? Po, Adi ka qenë afër gjithmonë. Ai ka qenë me të vërtetë një vëlla i madh aty brenda. Unë hoqa dorë nga çmimi, sepse mendoja se ai, me moshën që ka, me eksperiencat që ka kaluar, me vuajtjet… e meritonte më shumë. Pastaj kuptova se çmimi dhe fi torja janë dy gjëra të ndryshme. Si kanë qenë orët e para jashtë shtëpisë? Nuk kuptoja asgjë, nuk i prisja të gjithë ata njerëzit që më përqafonin që kërkonin të dilnin fotografi me mua, por jam ndier mirë, edhe pse isha shumë i tensionuar. A të ka ndryshuar kjo eksperiencë? Po, më ka bërë më të aftë për të analizuar njerëzit, i kuptoj më thjesht. Tani di më shumë të bëj debat, gjëra që më parë nuk i bëja me shumë qejf. Mësova që mund të kem durim. Mësova shumë nga vetja. Para se të hyje, mendoje se aty brenda ndoshta do të kishe edhe një lidhje? Jo, edhe pse një lidhje sigurisht që ishte e mirëpritur, por unë nuk e kam kërkuar. Në fi llim, kur unë iu afrova Mozës, ishte një lojë. Unë e dija, Moza e dinte. Ka qenë një shaka e kaq. Si do të vazhdojë historia jote me Adelën tani që do të jeni jashtë? Do jetë mirë, por edhe keq. Do të na marrë malli për njëri-tjetrin, por do të përjetojmë të tjera gjëra që nuk i kemi përjetuar brenda shtëpisë. Do vazhdojmë bashkë sigurisht, sepse jemi shumë mirë. Por nuk di më tej. Unë jam një tip që nuk më pëlqen të bëj plane. Je një nga më të preferuarit e publikut. Cili është sekreti që ke arritur të bësh për vete kaq njerëz? Nëse ka një sekret, nuk ta them (qesh). Bëj shaka, nuk kam sekret nuk e di. A do të vazhdosh ëndrrën tënde drejt kinematografi së? Si e prite surprizën e Vëllait të Madh? Surpriza ka qenë gjëja më e bukur që më ka ndodhur aty brenda, nuk e prisja. Ëndrra ime nuk do të vazhdojë, por do të fi llojë konkretisht. Do eci përpara do përpiqem të studioj dhe të punoj. Është ky pasioni im.
Adela: Do vazhdoj betejen kunder paragjykimeve
Ajo ishte shumë pranë çmimit të madh. Thuajse e preku atë, por nuk fi toi dot. Megjithatë, Adela vajza nga Kavaja ka arritur fi toren e saj. Ka mundur paragjykimet dhe ka zgjedhur të jetojë jetën e vet përtej thashethemeve të një vendi të vogël. Ka ndryshuar, ka gjetur dashurinë e tani pret të realizojë një e nga një ëndrrat e saj. Ende nuk e di nëse do t‘i kthehet mësimdhënies. Adela ka nisur të ndërtojë një rrugë të re. Adela ti ishe shumë pranë fi tores. A ishe e përgatitur për të fi tuar çmimin e madh? Deri në momentin e natës fi nale nuk e prisja fi toren. Besoja se do të dilja shumë shpejt, pastaj kur e pashë veten në dyshe mendova: po sikur me të vërtetë të fi toj unë? Dhe në ato çaste e prisja, por më dukej si një ëndërr shumë e largët dhe ashtu ndodhi vërtet, e fi toi Sori. Megjithatë, për mua ishte shumë të arrija dhe aty ku doja të arrija. A është Sori banori që ti do të doje të shikoje triumfues? Jo, unë fi toren do t‘ia kisha dhënë edhe Sorit, sepse sigurisht, ai e meriton përderisa e votoi i gjithë publiku, por unë do të dëshiroja të fi tonte Bjordi ose Adi… nuk e di. Si do ta përshkruaje aventurën tënde brenda shtëpisë së “Big Brother”? Do ta përshkruaja si një eksperiencë të cilën për tre muaj unë e kam përjetuar me shumë emocione, edhe tani më duket çuditshëm, por jam ende në përjetimet pas “Big Brother”-it dhe nuk jam larguar plotësisht nga kjo eksperiencë që për mua është shumë e bukur. Çfarë ka ndryshuar tani te ty? Mendon se ke arritur diçka? Mendoj se po. Njerëzit më ndalojnë, kërkojnë të fl asin me mua, ky është një ndryshim, sepse nuk e kam pasur më. Përveç kësaj nuk ishte qëllimi që unë të ndryshoja vetëm jetën time, por me anë të ndryshimit të jetës sime të ndryshoja jetën e femrave në përgjithësi. Shpresoj t‘ia kem dalë mbanë. Si të ka pritur familja jote? Familjarët më pritën me shumë entuziazëm, ata më duan fort. E kanë pasur shumë të vështirë, por më kanë mbështetur dhe unë e vlerësoj shumë këtë. Shpresoj që ta kenë kaluar atë fazën e vështirë dhe të ndihen po aq mirë sa edhe unë. Po me babanë ke folur? Babai im është një njeri që emocionohet, nuk i pëlqejnë shumë ndarjet dhe takimet pas shumë kohësh, megjithatë mami kur erdhi në “Big Brother” më puthi në ballë dhe me tha që puthjen e ke nga babi. Akoma nuk jam kthyer në Kavajë e kështu që nuk kam mundur ende të fl as me të, por do fl as e do ta përqafoj fort sigurisht. Ke frikë se do të ndihesh e paragjykuar? Absolutisht jo. Unë për këtë kam luftuar dhe do të vazhdoj të luftoj gjithmonë, nuk më intereson më paragjykohem apo jo nga të tjerët. Po historia me Bjordin, si do të vazhdojë? Ne nuk bëjmë plane, sepse nuk mund të bëhen plane të tilla, por di të them se ndihem shumë mirë me të dhe se do jemi pranë njëri-tjetrit. Do t‘i kthehesh mësimdhënies? Nuk e di akoma. Thonë se kur merr pjesë në “Big Brother” të hapen shumë rrugë e të jepen shumë oferta. Unë akoma nuk i kam prekur nga afër, të shohim si do të shkojnë.
Qetsori Vendose Te Sprovohet Edhe Ne Politike!
Fituesi i edicionit te sivjetme te "Big Brother", Qetsor Ferunaj, ka pranuar te kandidohet si deputet i Partise Demokristiane ne qarkun e Vlores, njofton Top Cannel.Partia Demokristiane kishte njoftuar me heret qe ne listen e saj per deputet e kishte perfshire edhe Qetsorin, ndersa te henen kreu kesaj partie, Nard Ndoka dhe Qetsori kane nenshkruar marreveshjen ne qytetin e Vlores, sipas te ciles Sori do te kandidohet per deputet. Fituesi i shout real “Big Brother Albania 2” pas fitores se spektaklit te shumeshikuar tani pretendon te dale fitues edhe ne politike.
Adi Krasta, Oferte Pune Per Adelen dhe Adin!
Ari, Adi, Adela dhe Bjordi, Mysafire ne emisionin "E Diell", 17.05.09
Kater personazhe, te cilet ne njefare menyre kane shprehur gjithmone deshiren e tyre per te qene pjese e studios se Top Channel. Fillimisht te intervistuar nga Xhemi Shehu dhe me pas nga Adi Krasta, te kater personazhet u pyeten mbi ate se cfare do bejne tani pas Big Brother. Adi Krasta, i cili solli lule ne studio per Adelen, beri te ditur se ka mesuar qe disa revista te rendesishme jane duke bere gare qe te kene Adelen ne kopertine te pare si dhe qe disa institucione do i bejne asaj oferta. Ndersa ai, nuk hezitoi qe te beje publike oferten e tij qe Adela te behet pjese e stafit te emisionit "E Diell" ne sezonin e dyte qe fillon ne fund te shtatorit te ketij viti. Nje oferte e ngjashme iu ofrua edhe Adit te BB, sic i tha Krasta "nje djal tirane, te afte dhe simpatik" qe mezi presin ta kene pjese te grupit.Adi Krasta, Adeles: "Nga sot, ti do jesh Adela Xhamani e televizionit, ti ne televizion publikisht ke lindur dhe shpresoj te mbetesh ne televizion!"
Antoneta, zhgenjimi qe iu lexua ne fytyre
Me sa duket ajo qe e ka perjetuar me shume daljen e Bjordit nga shtepia ka qene e ema e Bjordit, zonja Antoneta, e cila ka mbetur e shtangur nga vendimi qe ka marre publiku. Antoneta, e ema e Bjordit, e cila gjate gjithe kohes qe Bjordi ka qene ne loje ka qendruar ne Shqiperi, eshte zhgenjyer shume, kur emri i banorit qe duhet te linte shtepine, ishte emri i djalit te saj. E ema, ashtu si eshte komentuar dhe nga analisti i "zi" i BB, Virusi, ka lobuar shume per djalin e saj, duke qene mjaft aktive gjate neteve te spektaklit dhe duke dhene mjaft intervista. Te njejten gje, ajo nuk nguroi ta bente dhe kur Bjordi la shtepine, duke uruar, me syte dhe fytyren qe shprehte merzitjen e saj, qe te gjithe te kene nje djale si Bjordi! Megjithate duhet te jete e lumtur qe te pakten "nusja" arriti te shkonte ne finale.
Shqiperia renditet e 17-a ne edicionin e 54-et te EurosongutSistemi i ri i votimit “penalizon” kengen shqiptareNorvegjia fiton Festivalin Evropian
Me 387 pike, Norvegjia fiton vrndin e pare te edicionit te 54-et te Festivalit Evropian, me kengen “Fairytale”, interpretuar nga djaloshi Alexander Rybak. Me nje diference te madhe pikesh u ndoq nga Islanda ne vendin e dyte dhe Azerbajxhani ne vendin e trete. Nderkaq, kenga shqiptare nuk qelloi edhe me aq shume fat, pavaresisht pretendimeve te medha. Me 48 pike, Kejsi Tola u rendit e shtatembedhjeta ne renditjen perfundimtare te kengeve finaliste. Ndonese kete vit pritej nje rezultat me i mire nga perfaqesuesja shqiptare, pas votimit te 42 vendeve pjesemarrese ne Eurosong, kenga “Me merr ne enderr” (Carry me in your dreams), me tekst te Agim Docit dhe muzike te Edmond Zhulalit, nuk arriti te hynte te pakten ne 15 kenget me te mira te festivalit. Ashtu si edhe pritej, vendet qe votuan kengen shqiptare ishin kryesisht ato fqinje, si Mali i Zi, Maqedonia, Greqia, Turqia, Kroacia, Sllovenia, por edhe Zvicra, Hungaria, Estonia e Suedia. Pervec Turqise, e cila i dha kenges shqiptare 10 pike, vendet e tjera nuk na dhane me shume se shtate pike. Kjo per shkak te sistemit te ri te votimit, rezultati i te cilit ishte 50% prej votave te teleshikuesve dhe 50% nga nje juri e specializuar. Me menyren tradicionale, pra vetem me votat e teleshikuesve, Shqiperia mund te kishte marre ca pike me shume, ndoshta edhe ndonje 12 pikeshe te mundshme, nga vendet fqinje, ku edhe numri i shqiptareve eshte me i madh, si Maqedonia, Mali i Zi, apo Greqia. Megjithate, te “penalizuar” nga ky sistem i ri, nuk mund te ngjitemi me lart se vendi i 17. Edhe mbreme, Kejsi u paraqit me te njejten performance, e veshur me fustanin roze te shkurter prej tyli me lule, e shoqeruar nga dy vokaliste me fustan te bardhe, si edhe tre balerinet, qe ekzekutuan koreografine e Julian Bulkut, ardhur nga Greqia, pikerisht per te realizuar kete performance. Ne naten finale moren pjese 25 vende Azerbajxhani, Kroacia, Lituania, Ukraina, Moldavia, Danimarka, Estonia, Norvegjia Greqia, Turqia, Suedia, Izraeli, Portugalia, Malta, Finlanda, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Armenia dhe Islanda, Franca, Gjermania, Britania, Spanja, Rusia si fituesja e vitit qe shkoi, etj. Kjo eshte hera e gjashte qe Shqiperia merr pjese ne Eurosong. Per here te pare kenga shqiptare u ngjit ne skenen e Eurosongut ne vitin 2004, ne Turqi me kengen “Imazhi yt”, te dyshes Zhulali-Doci, interpretuar ne skenen e Eurosong-ut nga kengetarja Anjeza Shahini. Me tej jemi paraqitur tre here me kompozime te dyshes Adi Hila-Pandi Laco dhe nje here me nje kompozim te Klodian Qafokut
Aferdita pretendon se si per here te pare ka qelluar ne shenje pasi ashtu si kenga dhe videoja jane te bukura, dhe per me teper shume shpejt do fillojne te transmetohen ne kanalet muzikore shqiptare.Dhjete dite me pare, Shpat Kasapi dhe Aferdita Dreshaj ndodhesin ne Tirane, qyteti ku kane vendosur te punojne me ore te tera per nje klip te vecante, por jo te Shpatit. Faqja www.albaniac.com dha lajmin qe Aferdita i ka hyre kenges seriozisht, me nje klip shume interesant. Kush do ta kishte menduar se pas suksesit si miss dhe modele, Aferdita do t’i hynte dhe rruges se kenges?! Po kjo faqe ka publikuar foto nga momentet e xhirimeve, qe jane realizuar ne mjediset prane kinema “Millenium 2”, dhe ne ambientet e lokalit te ri “Foglie”, pasi iu eshte dukur i pershtatshem per arkitekturen, ndertuar me tre kate, dhe qendren e lokalit me shume lartesi. Por pse ky pasion per kengen i Aferdites? E pse jo, ka pohuar Aferdita. Ne fund te fundit eshte e dashura e nje prej kengetareve te njohur ne tregun muzikor, dhe do te shfaqe interes dalja e saj e pare si kengetare. Aferdita pretendon se si per here te pare ka qelluar ne shenje pasi ashtu si kenga dhe videoja jane te bukura, dhe per me teper shume shpejt do fillojne te transmetohen ne kanalet muzikore shqiptare. Kenga titullohet “Nese je burre” dhe eshte kompozuar nga Gabro, me tekst te Avni Qahilit. Ka qene ky i fundit qe eshte takuar me Aferditen ne nje studio, teksa Shpati po regjistronte nje kenge per vete. Pasi ka degjuar modelen te kendoje, ai i ka propozuar kete bashkepunim qe me vone eshte marre shume seriozisht nga ajo. Por pa dyshim qe e pret me emocion se si do pritet nga publiku kjo video. Nese klipi do te pritet mire, ajo nuk ka per ta lene me kaq, pasi ka planifikuar video te tjera dhe nje album. Ne videoklip ajo prezantohet me nje look ekstravagant dhe te nxehte, per te cilin eshte kujdesur, Joni Peci. Gjate xhirimeve ajo ka qene e shoqeruar nga Avni Qahili dhe sigurisht Shpati. Kjo eshte hera e dyte, qe ata vizitojne Tiranen bashke, pas Festivalit te 46-te te Kenges ne Radio-Televizion ne dhjetor, ku Shpati konkuroi me kengen “Arome Mesdhetare”
Stafi i Big Brother, Intervista per Top ChannelBig Brother ishte i plotfuqishem naten e se shtunes ne cdo mjedis ku ka nje ekran televizori. Por, pas ketij reality show te suksesshem qendroi nje staf i tere qe punoi per realizimin e tij.Arbana Osmani, Prezantuesja e Big Brother"Emocioni me i madh qe kemi percjell sonte natyrisht ka qene per publikun, per gjithe ata qe e kane ndjekur me kaq shume dashuri kete spektakel... Per mua, sinqerisht, personalisht me ka pelqyer shume Qetsori qe ne fillim te gares se Big Brother!"Ergys Lubonja, Regjisori i Big Brother Albania"Besoj se fitoj personi i cili luajti me mire ne shtepi, luajti me forte dhe gjithe kohen!Rezart Aga, Producent i Big Brother Albania"Jam absolutisht shume i kenaqur, se arritem me te miren, arritem ta qojme me perpara dhe ndertuam rrugen per ta vazhduar shume me mire..."Grazia Pracilio, Autore e Big Brother Albania 2"Jam shume e kenaqur me spektaklin! Te 20 konkurrentet qe kane qene ne shtepine e Big Brother, kane qene te vertete, kane qare, kane qeshur dhe kane perjetuar histori te verteta. Ndersa, Qetsori, fituesi, e meritonte te gjithe fitoren!"
Subscribe to:
Posts (Atom)