Tuesday, May 19, 2009

Qetsori ia Shkel Ne Itali!


Qetsori udheton urgjentisht per ne Itali Ah keto letra, letra! Sipas gazetes "Shekulli", parat dhe fama qe mori Qetsori pas fitores ne Big Brother Albania 2, nuk i mjaftuakan atij, pasi ai me te rendesishme ze letrat e qendrimit ne Itali. Sipas familjareve, Qetsori ka udhetuar me urgjenci drejt Italise per te rinovuar dokumentet e tij te qendrimit. Dhe mesiguri te gjithe emigrantet apo "gurbetxhinjte", e sidomos ata qe vuajne duke pritur ne rradhet e ambasadave per te marre nje vize, e kuptojne kete veprim dhe rendesine e te rregulluarit te dokumentave.Nuk e kam percjelle emisionin "E Diell" qe nga fillimi dhe nuk e di a ishte Qetsori me heret apo jo ne interviste, por ai nuk u pa me kater personazhet qe moren pjese me vone ne kete emision, Ari, Adi, Adela dhe Bjordi. Ndoshta ky udhetim e arsyeton mungesen e tij ne kete emision!

Adelajda Xhamani fituesja morale e Big Brother Albania 2


"...Une doja fitoren, por nuk doja cmimin. Doja fitoren per familjen time, per ate qe une kerkoja, per te gjitha femrat kudo qe ishin... Megjithate, besoj qe edhe deri ketu jam e fituar!" ka thene per media Adela.Adi Krasta te dielen publikisht i ofroi pune, ndersa revista te rendesishme bejne gara qe te kene Adelen ne kopertinen e pare. Shumica e kane cilesuar si fenomeni Adelajda. E ne te vertete ajo u kthye nje kunder te gjitheve. Jo vetem brenda shtepise se “Big Brother”, banoret e saj, por edhe gjithe publikut jashte, aq me teper qytetit te saj, Kavajes. Ka thyer mentalitetin, ka thyer shume zemra familjaresh, por ka fituar nje tjeter, zemren e Bjordit. Adelajda Xhamani eshte vetem 22 vjece, por ka arritur te fitoje zemrat e shume njerezve. Shume e kane cilesuar intrigante, por ajo ka mundur te percjelle nga shtepia para saj 18 banore. Ka hyre ne “Big Brother” pa deshiren e prinderve. Madje, nje vit me pare, nuk mundi as te bente aplikimin. Sipas saj ne Kavaje njerezit jane fanatike, por ajo e kundershton kete fenomen dhe e ka bere pergjate 100 diteve. Nga hyrja e saj ne kete spektakel ka humbur nje lidhje pesevjecare, lidhje qe eshte perfolur dhe interpretuar ne menyra nga me te ndryshmet, gjate kohes se qendrimit ne shtepi. /panorama/ - - - - - - - - - - - -Babai qe mungoi...Duket se i ati i Adeles nuk ka mundur ta kaperdije "furtunen" qe shkaktoi Adela. Dhe pse nga organizatoret pritej qe ai te kthehej nga Italia dhe te ishte i pranishem gjate spektaklit, ai perseri ka munguar. Ne surprizen qe iu be Adeles, ajo ka mundur te takoje vetem vellane e saj, duke shpresuar te takonte babane, i cili, nuk pranoi ta takonte. Si duket nuk ka mjaftuar as ngulmi i organizatoreve, as leximi i ditarit te Adeles, ku ajo shkruante per te atin, as kembengulja e te afermve te tjere, qofte dhe ajo e Sanijes, nenes se Adeles, per ta sjelle ate ne spektakel. Dhe pse Sanija ka justifikuar mungesen e te shoqit, duke thene se fizikisht nuk e perballonte dot gjithe kete emocion, ndaj i ka munguar salles, te gjithe e kane kuptuar qe I ati, nuk ka arritur ende ta fale Adelen, per ate "ndryshim' qe ajo solli. Ndoshta do kete qene duke e ndjekur ate nga pertej detit, nga Italia

Eliza Dushku, e lidhur me nje aktor me ngjyre


Eliza Dushku, aktorja e njohur shqiptare, e cila së fundmi ka interpretuar në serinë televizive “Dollhouse” është komentuar nga revistat amerikane për lidhjen e saj me aktorin kanadez që ka qenë gjithashtu dhe një lojtar I basketbollit profesionist Rick Fox. Çifti flitet se është parë duke shijuar disa netë mjaft argëtuese në Miami, në Florida dhe në Las Vegas, Nevada. “Të dy janë përpjekur që të fshehin marrëdhënien që ekziston mes tyre, por padyshim kjo lidhje është vërtet shumë e nxehtë” ka treguar një burim për “Star Magazine”. “Ajo është totalisht e tërhequr dhe sëbashku kalojnë vërtet momente të mrekullueshme”. Përpara romancës me Rick Fox, Eliza Dushku ka patur dhe një lidhje tjetër me Brad Penny, i cili aktualisht luan në “Major League Baseball” për skuadrën e “Boston Red Sox”, ndërsa Rick, ka qenë i martuar me këngëtaren dhe aktoren Vanessa Ëilliams, me të cilën ka dhe një vajzë me emrin Sasha.

Zajmina, kete here me Korabin


Këngëtari dhe kompozitori Korab Shaqiri, i cili ditë më parë ka promovuar albumin e parë të tij, tanimë ka nisur nga puna për një këngë tjetër, e cila do të jetë duet me këngëtaren Zajmina Vasjarin. Ilir Shaqiri thuajse ka përfunduar tekstin dhe tani i mbetet Korabit të bëjë muzikën. Korabi tha se ideja është për një këngë ritmike, për të cilën shpreson se do të shndërrohet në hit. Ndërsa, sa i përket punëve teknike të video-klipit, Korabi tha se i mbetet Zajminës të punojë në këtë drejtim. “Nëse kënga do të dalë para verës, mendoj se do të jetë një hit i verës dhe një duet shumë i mirë me Zajminën, e nëse nuk arrijmë të përfundojmë punën siç mendojmë, atëherë do të jetë hit i vjeshtës”, tha Korabi.

Rezarta dhe Ermali, fundjavë në Vlorë


Nuk e kemi fjalën për pushimet e verës sepse ato ende nuk i kanë nisur, por njëfundjavë të këndshme në breg të detit në një prej qytetet më të preferuar të tyre, në Vlorë. Këngëtarja Rezarta Shkurta me të fejuarin e saj Ermalin kanë kaluar orë të këndshme nën shoqërinë edhe të një vajze tjetër, ndoshta kjo e fundit, shoqe me Rezartën. Të veshura mjaft komode duket se çifti do të kishte preferuar një kohë pak më të mirë për të bërë plazh por kjo nuk u realizua për shkak të temperaturave jo shumë të ngrohta që rezervoi Vlora fundjavën e kaluar.

Monday, May 18, 2009

Nora Istrefi, festat gjithmone ne familje


Këngëtarja Nora Istrefi preferon që festat t’i kalojë me familjen, duke shëtitur nëpër vende të ndryshme. Mirëpo, sa i përket festës së fundit, asaj të 1 Majit, ku koha ishte me reshje shiu, Nora gjatë paradites ka qëndruar me familje, ndërsa në mbrëmje ka pasur angazhimet e saj muzikore. “Zakonisht pëlqej që për festa të qëndroj me familjen, duke vizituar ndonjë vend të bukur me , në mbrëmje kam pasur angazhime me mbrëmje muzikore. Natyrisht që pjesën dërmuese të festave në estradë e kalojmë ambient të hapur . Për 1 Maj, meqë nuk ishte dite e mirë, nuk kam dalë nga shtëpia. Por me angazhime muzikore, prandaj nuk jemi shume të lirë për festa”, shprehet Nora. Gjatë këtij sezoni, Nora tregon se do të përgatisë shumë surpriza për adhuruesit e saj, të cilat do t’i zbulojë me kohën.

Big Mama ben nderhyrje kirurgjikale


Një dietë e rreptë, koncerte dhe angazhime të shumta, emision të pëlqyer nga shqiptarët në Maqedo- ni, një ndërhyrje e vogël kirurgjikale në një klinikë në Turqi, ishte gjithe ky sukses i kalimit të këngëtares nga një mbipeshë e madhe në një figurë të pëlqyer. Tashmë ajo mund të quhet seksi edhe pse pëlqehej si e shëndoshë edhe më herët. Ndërhyrjen kirurgjikale ajo e zbuloi pikërisht ne emisionin e vet ku si të ftuar kishte një mysafir special i cili kishte udhëtuar nga Turqia në Maqedoni enkas për emisionin e saj. Ishte pikërisht një mjek i cili merrej me trajtime dhe operacione plastike. Ndoshta e kompleksuar nga pesha ajo ka vendosur të bëjë një gjë të tillë, por duke mos ditur që kjo gjë do të ketë pasoja të vogla pasi do t’i duhej edhe ndonjë ndë- rhyrje kirurgjike. Pasi mënjanoi kilogramët, lëkura e trupit filloi të varej derisa vendosi që të udhëtojë për në Turqi, atje ku edhe bëri ndë- rhyrjen. Mjeku mes të tjerave tha se sot në gjithë botën por edhe në Turqi femrat po realizojnë operacione plastike në vendet ku ndihen në siklet. Gjithashtu ai dha një këshillë për të gjithë ata që kanë kompleks gjoksin dhe dëshirojnë të duken akoma më bukur. Operimi i suksesshëm i gjoksit nuk është aspak i rrezikshëm dhe i dëmshëm pasi femra me “silikon” në gjoks mund të ush qejë fëmijën duke mos pasur frikë për pasoja.